Vetingu, gjyqtari Jangulli përballet me KPK-në, dyshime për fshehje të pasurisë

Vetingu, gjyqtari Jangulli përballet me KPK-në, dyshime për fshehje të pasurisë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po zhvillon sot seancën dëgjimore me gjyqtarin e Gjykatës Administrative Shkodër Ahmet Jangulli.

Jangulli është anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ndaj dosja e tij po shqyrtohet me prioritet.

Seanca po zhvillohet nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu dhe Valbona Sanxhaktari.

Më herët, Zoti Jangulli ka punuar si kryetar i Gjykatës së Bulqizës dhe gjyqtar në Gjykatën e Dibrës. Që prej vitit 2013, Zoti Jangulli është gjyqtar i Gjykatës Administrative të Shkodrës.

Në fund të vitit 2017, pasuria e familjes së Jangulli ka arritur në vlerën e 33 milionë lekëve. Kjo pasuri konsiston në pasuri të paluajtshme me vlerën e 13,9 milionë lekë, kursime në cash në vlerën e 18,4 milionë lekëve, automjet me vlerë 570 mijë lekë dhe 138 mijë lekë likujditete në bankë.

Gjatë seancës, Relatorja Brunilda Bekteshi deklaroi se ILDKPI e ka vlerësuar deklarimin si të pasaktë, dhe se Jangalli ka kryer fshehje të pasurisë dhe mungesë të ligjshme financiare.

DSIK po ashtu, ka vlerësuar se gjyqtari Jangalli është i papërshtatshëm për detyrën, pasi ka fakte se Jangalli së bashku me një prokuror kanë favorizuar një ish-zyrtar të gjendjes civile, të akuzuar për falsifikim dokumentesh. Po ashtu ka dyshime se Jangalli ka pranuar rryshfet dhe në dy raste të tjera.

Vendimi për gjyqtarin Jangalli pritet të merret në ditët në vazhdim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>