Vetingu, gjyqtari Lazaj që kundërshtoi Donald Lu-në përballet sot me KPK-në

Vetingu, gjyqtari Lazaj që kundërshtoi Donald Lu-në përballet sot me KPK-në

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës Artan Lazaj do të përballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, në kuadër të procesit të vetingut.

Trupa që do të zhvillojë sot seancën dëgjimore me prokurorin Staka përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.

Gjyqtari Lazaj është pjesë e listës prioritare të vetingut pasi kandidon për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Zoti Lazaj e ka nisur karrierën në vitin 2003 si gjyqtar dhe më pas si Kryetar i Gjykatës së Gjirokastrës. Nga viti 2009 deri në vitin 2012 ka qenë anëtar i Komisionit Qëndrior të Zgjedhjeve. Ndërsa që prej vitit 2012 është gjyqtar në Gjykatën e Tiranës.

Sipas analizës së deklaratave të pasurisë bërë nga BIRN, gjyqtari, në vitin 2003, nuk zotëronte fare pasuri. Ndërsa në vitin 2017, pasuria e familjes së gjyqtarit është rritur me rreth 24 herë dhe ka arritur vlerën e 24 milionë lekëve.

Zoti Lazaj ka në pronësi një apartament me vlerë 16,8 milionë lekë, likuiditete në bankë në vlerë rreth 1,9 milionë lekë dhe gjendje cash 5,5 milionë lekë.

Rreth 66 për qind e të ardhurave të familjes vjen nga paga e prokurorit, ndërsa rreth 22 për qind nga paga e bashkëshortes. Rreth 12 për qind e të ardhurave familja e gjyqtarit i ka siguruar nga shitblerja e pronave dhe automjeteve.

Gjyqtari u bë i njohur për publik në dhjetor 2017 kur kundërshtoi publikisht vendimin e ambasadës amerikanë për tu revokuar vizat disa gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.

Sipas gjyqtarit Lazaj, mosdhënia e arsyeve për revokim nga ana e ambasadës, e bën këtë të fundit të duket e pabesueshme.

“Secilit që iu është revokuar viza duhet t’i jepet një qendrim personal e jo kështu në përgjithësi ‘kemi informacion’. Kështu mbeten të pabesueshëm”, u shpreh Artan Lazaj në dhjetor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>