Vetingu, gjyqtari Thanza drejt shkarkimit, ka fshehur të shkuarën kriminale

Vetingu, gjyqtari Thanza drejt shkarkimit, ka fshehur të shkuarën kriminale

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza rrezikon të mos kalojë vetingun, për shkak të fshehjes së të shkuarës kriminale, parregullsive në deklarimin e pasurisë dhe pasjes së kontakteve me persona të papërshtatshëm.

Deri më tani Admir Thanza është i pari gjyqtar që i gjehen shkelje në të treja kriteret, atë të pasurisë, të figurës, si dhe në vlerësimin profesional.

KPK ka zbuluar gjatë hetimit se gjyqtari Thanza ka fshehur nga formulari i vetëdeklarimit një dënim që ka marrë në Itali në vitin 1999.

Admir Thanza është dënuar me 40 ditë burg dhe gjobë nga gjykata e Shkallës së Parë në Piza të Italisë, për veprën penale “vjedhje në bashkëpunim”.

Po ashtu, në deklarimin e pasurisë së gjyqtarit Thanza ka parregullsi. Relatori I KPK-së Lulzim Hamitaj u shpreh:

“Ka fshehje pasurie dhe nuk ka burime të ligjshme.”

Nga hetimi i KPK-së është zbuluar se ka pasaktësi në dokumentet e të paktën dy prona, një garazh në Tiranë dhe një dupleksi në Gjirin e Lalëzit.

Në deklaratën e pasurisë së disa viteve, familja Thanza ka deklaruar bilanc negative, ndaj sipas KPK-së, nuk mund të justifikohet blerja e pronave të paluajtëshme me burime të ligjshme të ardhurash.

Lidhur me kontrollin e figurës, DSIK e ka konsideruar si të papërshtatshëm për të vazhduar detyrën gjyqtarin Thanza pasi ka kontakte me persona të papërshtatshëm.

Vendimi nëse Admir Thanza do të vazhdojë apo jo detyrën do të jepet ditët e ardhshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>