Vetingu, kandidatja për KED Brikena Ukperaj përballet me KPK

Vetingu, kandidatja për KED Brikena Ukperaj përballet me KPK

Gjyqtarja e Apelit Vlorë Brikena Ukperaj (Lubonja) do të përballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, në kuadër të procesit të vetingut.

Trupa që do të zhvillojë sot seancën dëgjimore me gjyqtaren Ukperaj përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja.

Gjyqtarja Ukperaj është pjesë e listës prioritare të vetingut pasi kandidon për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Zonja Ukperaj e ka nisur karrierën në gjykatën e Tiranës në vitin 2006. Më pas ka punuar në Lushnje dhe që prej nëntorit 2016 është gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Sipas analizës së deklaratave të pasurisë bërë nga BIRN, gjyqtarja, në vitin 2006, zotëronte pasuri në vlerën 247 mijë lekësh. Ndërsa në vitin 2016, pasuria e familjes së gjyqtares është rritur me rreth 31 herë dhe ka arritur vlerën e 7,7 milionë lekëve.

Gjyqtarja Ukperaj zotëron një apartament në zonën e Selitës në Tiranë, me vlerë rreth 45 mijë euro dhe një makinë me vlerë rreth një milionë lekë.

Rreth 70 përqind e të ardhurave të familjes vjen nga paga e gjyqtares, ndërsa rreth 29 për qind nga paga e bashkëshortit.

 

Lajme te ngjashme