Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë gjyqtarin e Krimeve të Rënda Klodian Kurushi dhe prokurorin e Apelit në Tiranë Genti Xholi.
Vendimin për gjyqtarin Kurushi e mori trupa e përbërë nga Suela Zhegu, Alma Faskaj dhe Lulzim Hamitaj.
Ndërsa për prokurorin Xholi, vendimi u mor nga Etleda Çiftja, Firdes Suli dhe Roland Ilia.
Në të dy rastet, KPK nuk gjeti probleme në asnjë prej kritereve të vlerësimit: pasuri, figurë, profezionalizëm.
Klodian Kurushi është gjyqtar i Krimeve të Rënda që prej vitit 2005. Ai është dhe pedagog në Fakultetin e Drejtësisë dhe trajnues në Shkollën e Magjistraturës.
Prokurori Genti Xholi ka punuar 10 vjet pranë Prokurorisë së Tiranës, dhe që prej vitit 2010 ai punon pranë prokurorisë së Apelit Tiranë.