Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtaret Saida Dollani dhe Klodiana Veizi.
Saida Dollani, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, u vlerësua nga Genta Bungo, Valbona Sanxhaktari dhe Lulëzim Hamitaj.
KPK nuk i gjeti Dollanit probleme në asnjë prej kritereve të vetingut. Gjyqtarja Dollani kishte bërë deklarim të saktë të pasurisë, kishte burime të ligjshme për ta justifikuar atë, nuk kishte probleme me pastërtinë e figurës dhe me profesionalizmin.
Ndërsa gjyqtarja e Gjykatës Administrative Durrës Klodiana Veizi u vlerësua nga Pamela Qirko, Brunilda Bekteshi dhe Etleda Çiftja.
KPK i kërkoi gjyqtares Veizi të sqarojë shtesë për pasurinë e saj, por Komisioni pranoi që burimi i të ardhurave të saj ishte i ligjshëm.
Ndaj gjyqtares Veizi kishte denoncime për vonime në nxjerjen e vendimeve dhe zgjatje të gjykimit, por gjyqtarja tha se shkak për vonesat ishte ngarkesa e madhe.
Klodiana Veizi është po ashtu dhe anëtare zëvendësuese e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2019.