Vetingu, konfirmohet në detyrë prokurori Sokol Stojani

Vetingu, konfirmohet në detyrë prokurori Sokol Stojani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme Sokol Stojani.

Trupa e përbërë nga  Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu dhe Valbona Sanxhaktari nuk gjeti pasaktësi në deklarimin e pasurisë dhe vlerësoi se prokurori ka burime të ligjshme dhe të mjaftueshme financiare për pasurinë e tij.

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar e ka vlerësuar figurën e prokurorit Stojani si të pastër, pa lidhje me krimin dhe të përshatshëm për të vazhduar detyrën.

Lidhur me aftësitë profesionale, KPK gjatë hetimit administrativ, gjeti se prokurori ka marrë vlerësime positive për punën dhe nuk ka pasur masa disiplinore.

Prokurori Stojani punon pranë Prokurorisë së Përgjithshme që prej vitit 2008.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>