Vetingu, KPK gjen probleme në pasurinë e prokurorit Besnik Muçi

Vetingu, KPK gjen probleme në pasurinë e prokurorit Besnik Muçi

Prokurori i Krimeve të Rënda Besnik Muçi po përballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, në kuadër të procesit të vetingut.

Prokurori Muçi kandidon për të qenë anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Seacën dëgjimore me të  po e zhvillon Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici.

Pas hetimit administrativ të pasurisë, KPK doli në përfundimin se prokurori Muçi ka bërë deklarim të pasaktë të pasurisë së tij.

Në total pasuria e familjes së prokurorit arrin në vlerën e 15,8 milionëve. Ajo përbëhet nga dy apartamente me vlerë 13.6 milionë lekë, 1,4 milionë lekë kursime në bankë dhe një makinë me vlerë 838 mijë lekë.

KPK ka gjetur mospërputhje mes deklaratave të bëra për një shtesë në një prej apartamenteve.

KPK u shpreh se prokurori nuk ka deklaruar as një ndërtesë 99 metra katrorë të ndërtuar në një tokë nën pronësinë e prokurori në Pogradec. Sipas KPK Besnik Muçi e ka përfituar në mënyrë të paligjshme këtë pasuri dhe e ka fshehur atë.

Po ashtu, prokurori Muçi nuk ka deklaruar se bashkëshortja e tij ka firmosur një kontratë për blerjen e një trualli.

KPK do të japë vendimin për prokurorin Muçi më 1 gusht.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>