Vetingu, KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Krimeve të Rënda Iliriana Olldashi

Nga Stafi i Exit
Vetingu, KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Krimeve të Rënda Iliriana Olldashi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Krimeve të Rënda, Iliriana Olldashi.

Vendimi u mor nga  Pamela Qirko, Xhensila Pine dhe Etleda Çiftja.

KPK nuk gjeti probleme në asnjë prej kritereve të rivlerësimit: pasurisë, figurës dhe profesionalizmit.

Iliriana Olldashi e ka nisur karrierën në vitin 2000 si gjyqtare në Gjykatën e Fierit. Që prej vitit 2005, ajo është gjyqtare në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>