Vetingu, KPK konfirmon në detyrë prokurorin Kosta Beluri

Vetingu, KPK konfirmon në detyrë prokurorin Kosta Beluri

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme Kosta Beluri.

Vendimi u mor nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komiçi.

Sipas KPK-së, Beluri ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe ka burime të ligjme të saj. Megjithatë, gjatë vlerësimit të aftësive profesionale, ka pasur një çështje që vuri në dyshim aftësitë e Belurit: në vitin 2016, prokurori Beluri pushoi hetimet për gjyqtarit Admir Thanza, i cili po hetohej për korrupsion pasi ishte filmuar teksa takonte dhe shkëmbente para më gruan e një personi në kërkim.

KPK vlerësoi se prokurori Beluri nuk ka bërë detyrën dhe të thellojë më shumë hetimet ndaj kolegut.

Vetë gjyqtari Thanza po përballet aktualisht me procesin e vetingut dhe e njëjta çështje, përveç problematikave të tjera, i është përmendur dhe atij nga KPK-ja.

Kjo çështje që përfshin Belurin dhe Thanzën, si dhe fshehja e një dënimi në Itali nga Thanza i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Aktualisht Kosta Beluri punon në Prokurorinë e Përgjithshme, në Sektorin e Verifikimit të Integritetit. Ai është kandidat për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>