Vetingu, KPK konfirmon në detyrë Xhezair Zaganjorin, kreun e Gjykatës së Lartë

Vetingu, KPK konfirmon në detyrë Xhezair Zaganjorin, kreun e Gjykatës së Lartë

Komisioni i Pavaruri Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë kreun e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori.

Vendimi I marrë nga trupa e përbërë nga Olsi Komici, Roland Ilia dhe Pamela Qirko, u dha sot.

Megjithëse gjatë seancës dëgjimore, KPK gjeti pasaktësi në deklarimin e pasurisë së Xhezair Zaganjorit, lidhur me detyrimet që gjyqtari kishte ndaj buxhetit të shtetit. Por gjyqtari paraqiti prova të reja të cilat e bindën KPK-në për konfirmimin në detyrë.

Bashkë me kreun e gjykatës, vetëm një gjyqtar i kësaj gjykate e ka kalur vetingun, Edmond Islamaj. Tre të tjerë, Admir Thanza, Artan Zeneli dhe Ervin Metalla janë shkarkuar nga puna, duke vënë në krizë Gjykatën e Lartë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>