Vetingu, KPK nuk gjen shkelje në pasurinë e gjyqtares Marçela Shehu

Vetingu, KPK nuk gjen shkelje në pasurinë e gjyqtares Marçela Shehu

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk gjeti shkelje në deklarimin e pasurisë gjyqtares së Gjykatës së Kurbinit Marçela Shehu, ndaj duket se ajo do të rikonfirmohet në detyrë.

KPK mbajti sot senacën e parë për vlerësimin e gjykatëses Shehu. Në përfundim të seancës relatorja e KPK deklaroi se gjyqtarja nuk ka problem me pasurinë dhe se ka marrë vlerësime positive për pasurinë dhe aftësinë profesionale nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) dhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK).

Zonja Shehu është pjesë e listës prioritare të vetingut pasi është kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Vendimi i KPK-së për rikonfirmimin në detyrë apo jo të Zonjës Shehu do të jepet më 4 qershor.

Deri më tani, gjykatësja Vitore Tusha, Manjola Xhaxho dhe prokurorja Fatjona Memçaj kanë kaluar vetingun dhe janë konfirmuar në detyrë.

Besnik Ymeraj dha dorëheqjen, por u referua nga KPK në Prokurori, ndërsa Fatos Lulo, Besnik trezhnjeva, Besa Nikëhasani, Altina Xhoxhaj dhe Fatmir Hoxha u shkarkuan për mosjustifikim të pasurisë.

Ndërkohë të tjerë gjykatës e prokurorë kanë dhënë dorëheqjen pa kaluar fare nën procesin e vetingut. Për më shumë për dorëheqjet dhe për anëtarët e sistemit të drejtësisë të larguar që pas miratimit të reformës në drejtësi mund të lexoni këtu dhe këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>