Vetingu, KPK rikonfirmon në detyrë gjyqtarin Faqolli, shkarkon prokuroren Gashi

Vetingu, KPK rikonfirmon në detyrë gjyqtarin Faqolli, shkarkon prokuroren Gashi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rikonfirmoi sot në detyrë gjyqtari në Gjykatën e Tiranës Astrit Faqolli, ndërsa shkarkoi prokuroren Rovena Gashi.

Megjithëse për gjyqtarin Faqolli, KPK gjeti pasaktësi në deklarimin e pasurisë dhe DSIK dha vlerësim negativ dhe e quajti atë të papërshtatshëm për të vazhduar detyrën, trupa e KPK-së, e përbërë nga  Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Genta Tafa vendosën sot rikonfirmimin e gjyqtarit Faqolli në detyrë.

Astrit Faqolli ishte pjesë e listët prioritare të vetingut pasi kandidon për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Ndërsa për prokuroren e pezulluar nga PPP Arta Marku, KPK vendosi shkarkimin për shkak të mosjustifikimit të pasurisë.

Vetë prokurorja Gashi nuk mori pjesë në seancën dëgjimor me KPK-në, por me anë të një letre njoftoi se refuzonte të merrte pjesë në një process, vendimi i të cilit ishte paracaktuar para se të bëhej seanca.

Në këtë letër, prokurorja Rovena Gashi argumenton shkeljet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Më tepër për këtë mund të lexoni këtu.

Prokurorja Gashi i është drejtuar Gjykatës së Starsburgut për një proces të drejtë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>