Vetingu, KPK seancë me gjyqtaren e Kushtetueses Xhoxhaj, zbulohen probleme me pasurinë

Vetingu, KPK seancë me gjyqtaren e Kushtetueses Xhoxhaj, zbulohen probleme me pasurinë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po zhvillon sot seancën dëgjimore me gjykatësen e Gjykatës Kushetetuese Altina Xhoxhaj në kuadër të procesit të vetingut.

Deri më tani, KPK, bazuar në hetimin administrativ, ka ngritur një sërë problemesh për deklarimin e pasurisë së gjyqtares Xhoxhaj :

Mospërputhje në deklarimin e burimit të parave;

Mungesë të ardhurash për të justifikuar blerjen e një apartamenti;

Shuma të larta parash në formë cash;

Probleme pronësie për një truall në Gjirin e Lalzit;

Për sa i përket aftësive profesionale, sipas KPK, gjyqtarja Xhoxhaj ka marrë vendime në kushtet e konfliktit të interesit.

Vendimi për kalimin ose jo të procesit të vetingut për gjyqtaren Xhoxhaj do të merret pas dy ditësh.

Altina Xhoxhaj e ka nisur karrierën në vitin 1995 në gjykatën e shkallës së parë në Tiranë. Nga viti 2006 deri në vitin 2010, Xhoxhaj ka qenë anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Që prej vitin 2010 ka qenë anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Deri më tani, vetëm gjyqtarja e Kushtetueses Vitore Tusha ka kaluar vetingun dhe do të vazhdojë detyrën.

Gjyqtari i Kushtetutes Fatos Lulo nuk e kaloi procesin e verifikimit për shkak të mosjustifikimit të pasurisë, ndërsa gjyqtari tjetër Besnik Imeraj dha dorëheqjen përpara se të niste hetimi.

Ndërkohë KPK ka vendosur dhe moskalimin e vetingut për për gjyqtarin e Apelit Durrës, Besim Trezhnjeva dhe prokuroren e në Prokurorisë së Apelit Shkodër Besa Nikëhasani, të dy për shkak të mosjustifikimit të pasurisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>