Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra anëtaren e Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj, për mosjustifikim të pasurisë.
Vendimi u mor sot nga anëtarët e KPK-së Etleda Çiftja, Brunilda Bekteshi e Genta Tafa Bundo.
Sipas raportit të KPK, gjyqtarja Xhoxhaj nuk justifikon blerjen e një shtëpie 101 metër katrorë në Tiranë dhe një shtëpie në Gjirin e Lalëzit.
Altina Xhoxhaj, e cila kërkoi kohë shtesë për të sjellë më shumë dokumente për burimin e pasurisë, e kundërshtoi vendimin e KPK-së dhe tha se do ta apelojë vendimin.
Altina Xhoxhaj është e treta anëtare e Gjykatës Kushtetuese që largohet si pasojë e vetingut.
KPK ka shkarkuar dhe gjyqtarin Fatos Lulo, ndërsa gjyqtari Besnik Imeraj dha dorëheqjen pak ditë përpara seacës me KPK-në.
I radhës për t’u përballur me KPK-në është një tjetër anëtar i Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha, seance dëgjimore e të cilit do të mbahet më 7 maj.
Për më shumë për dorëheqjet dhe për anëtarët e sistemit të drejtësisë të larguar që pas miratimit të reformës në drejtësi mund të lexoni këtu dhe këtu.