Vetingu, KPK shkarkon anëtaren e Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj

Vetingu, KPK shkarkon anëtaren e Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra anëtaren e Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj, për mosjustifikim të pasurisë.

Vendimi u mor sot nga anëtarët e KPK-së Etleda Çiftja, Brunilda Bekteshi e Genta Tafa Bundo.

Sipas raportit të KPK, gjyqtarja Xhoxhaj nuk justifikon blerjen e një shtëpie 101 metër katrorë në Tiranë dhe një shtëpie në Gjirin e Lalëzit.

Altina Xhoxhaj, e cila kërkoi kohë shtesë për të sjellë më shumë dokumente për burimin e pasurisë, e kundërshtoi vendimin e KPK-së dhe tha se do ta apelojë vendimin.

Altina Xhoxhaj është e treta anëtare e Gjykatës Kushtetuese që largohet si pasojë e vetingut.

KPK ka shkarkuar dhe gjyqtarin Fatos Lulo, ndërsa gjyqtari Besnik Imeraj dha dorëheqjen pak ditë përpara seacës me KPK-në.

I radhës për t’u përballur me KPK-në është një tjetër anëtar i Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha, seance dëgjimore e të cilit do të mbahet më 7 maj.

Për më shumë për dorëheqjet dhe për anëtarët e sistemit të drejtësisë të larguar që pas miratimit të reformës në drejtësi mund të lexoni këtu dhe këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>