Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra kryeprokurorin në Prokurorinë e Matit Hysni Vata.
Vendimi u mor nga Firdes Shuli, Lulzim Hamitaj dhe Pamela Qirko.
Gjatë hetimit administrativ, KPK gjeti probleme në të treja kriteret: pasuri, figurë dhe profesionalizëm.
Sipas KPK-së, prokurori VAta nuk ka burime të ligjshme për të justifikuar të gjitha pasuritë e tij dhe ka bilanc negative në vite në shumën 4,5 milionë lekë, pra ka shpenzuar 4,5 milionë lekë më shumë se sa ka fituar në mënyrë të ligjshme.
Lidhur me profesinalizmin, gjatë seacës dëgjimore, përfaqësuesja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Elka Ermenkova tha se ONM ka gjetur dosje në të cilat prokurori nuk ka bërë hetime të plota e gjithëpërfshirëse, veçanërisht në hetimin e disa aksidenteve në minierat e Bulqizës, ku janë dëmtuar minatorë.
Për kriterin e pastërtisë së figurës, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dha vlerësim negativ për prokurorin Vata dhe raportoi se ai është i papërshtatshëm për të vazhduar punën.