Vetingu, KPK shkarkon kryetaren e Gjykatës Administrative Durrës, Marjana Velçani

Vetingu, KPK shkarkon kryetaren e Gjykatës Administrative Durrës, Marjana Velçani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra kryetaren e Gjykatës Administrative Durrës, Marjana Velçani. Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli, Brunilda Bekteshi dhe Roland Ilia.

Komisioni gjeti probleme përsa i përket kriterit të pasurisë. Zonja Velçani kishte deklaruar një apartament 111 metra katror në Berat. Sipas deklarimit burim për blerjen e këtij apartamenti ishte një kredi me vlerë 20 mijë euro dhe kursime ndër vite. Komsioni konstatoi se kredia është lëshuar tre muaj nga blerja e apartamentit dhe gjithashtu 7 pagesa janë bërë në dollar jo në lekë siç parashikohej në kontratë. Gjithashtu KPK vërejti se kredia nuk ishte vendosur në kolateral dhe nuk është përcaktuar qëllimi i marrjes së kredisë.

Gjyqtarja Velçani kishte deklaruar një apartament 109.1 metra katrorë me vlerë 45 mijë euro të blerë në vitin 2009 në Tiranë. Si burim për blerjen e këtij aparamenti gjyqtarja kihste deklaruar një kredi me vlerë 2.7 milionë lekë dhe të ardhura nga paga. Komisioni pohoi se Velçani kishte burime të mjaftueshme por identifikon pasaktësi në mosdeklarimin e garazhit në deklaratën e vitit 2009. KPK konstatoi se shoqëria ka ulur çmimin në vlerën 250 mijë lekë për shkak të kryerjes së disa punimeve nga subjekti.

Komisioni konstatoi pamundësi financiare edhe për blerjen e një automjeti tip Ford Fiesta në vlerën 250 mijë lekë në vitin 2006, mungesë burimesh prej 437 mijë lekësh. Nga analiza financiare është konstatuar mungesë burimesh dhe për vitet 2005 dhe 2012.

Në lidhje me profesionalitetin, Këshilli i Lartë Gjyqësor e vlerësoi zonjë Velçaj me notë mesatare. Komisioni konstatoi probleme me profesionalizmin e gjyqtares në zbatimin e procedurave dhe të vendimeve të gjykatave më të larta.

KPK konstaoi gjithashtu se gjyqtarja Velçni ka mbajtur qëndrime të ndryshme në cështje të ngjashme si dhe nga shqyrtimi i tetë dosjeve, ajo ka shkelur afatet ligjore.

Mariana Velçani filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998. Ajo ka punuar për më shumë se një dekadë si gjyqtare në Gjykatën e Beratit dhe në vitin 2014 u emërua gjyqtare në Gjykatën Administrative të Durrësit. Velçani u zgjodh gjithashtu përmes shortit si anëtare zëvendësuese e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2020.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>