Vetingu, KPK shtyn me një javë marrjen e vendimit për gjyqtaren Xhoxhaj

Vetingu, KPK shtyn me një javë marrjen e vendimit për gjyqtaren Xhoxhaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shtyrë me një javë dhënien e vendimit për gjyqtarën së Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj. Vendimi nëse zonja Xhoxhaj e kalon apo jo procesin e vetingut do të jepet më 7 maj.

Shkak për këtë shtyrje është bërë dorëzimi i dokumenteve shtesë nga gjyqtarja për të verifikuar pasurinë.

Gjyqtarja Altina Xhoxhaj zhvilloi të hënën seancën dëgjimore me KPK-në. Në përfundim të seancës, KPK raportoi se në deklaratat e pasurisë së Zonjës Xhoxhaj ka mospërputhje deklarimesh, mosjustifikim pasurie dhe mungesë të ardhurash.

Mësohet se Altina Xhoxhaj ka paraqitur dokumente plotësuese dhe se komisioni do t’I marrë në shqyrtim në ditët në vijim.

Altina Xhoxhaj e ka nisur karrierën në vitin 1995 në gjykatën e shkallës së parë në Tiranë. Nga viti 2006 deri në vitin 2010, Xhoxhaj ka qenë anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Që prej vitin 2010 ka qenë anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Altina Xhoxhaj është anëtarja e katërt e Gjykatës Kushtetuese që kalon në procesin e vetingut.

Gjyqtari i Kushtetutes Fatos Lulo nuk e kaloi procesin e verifikimit për shkak të mosjustifikimit të pasurisë, ndërsa gjyqtari Besnik Imeraj dha dorëheqjen përpara se të niste hetimi.

Ndërkohë Vitore Tusha është e vetmja anëtare e Gjykatës Kushtetuese që ka kaluar vetingun deri më tani dhe do të vazhdojë punën.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>