Vetingu me ritme të ngadalta, KPA ka shqyrtuar më pak se 30 për qind të ankimimeve

Vetingu me ritme të ngadalta, KPA ka shqyrtuar më pak se 30 për qind të ankimimeve

Vetëm 27 për qind të vendimeve të Komisioni të Pavarur të Kualifikimit, që janë ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, janë shqyrtuar deri më tani.

Me një ritëm të ngadaltë pune, shtatë gjyqtarët e KPA-së kanë shqyrtuar dhe dhënë vendime për vetëm 11 ankimime, nga 40 në total të regjistruara.

Vendimi i parë i KPA-së është marrë më 11 qershor 2018 dhe që prej atëherë, KPA ka zhvilluar mesatarisht dy seanca çdo muaj. Në muajin janar, KPA zhvilloi vetëm seancën me gjyqtarin, Edmond Islamaj, vendimi për të cilin nuk është marrë akoma.

Me këtë ritëm do duhet më shumë se 13 muaj që KPA të mbylli vetëm çështjet e regjistruara deri më tani.

Nga 40 dosjet aktuale, 13 janë dërguar në KPA nga Komisionerët Publikë, ndërsa 27 vendime të tjera janë ankimuar nga vetë magjistratë. Vlen të theksohet se nga statistikat e deritanishme, rreth 30 për qind e vendimeve të KPK-së ankimohen në KPA.

KPA, po shqyrton aktualisht vetëm dosjet e magjistratët prioritarë, pra të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe anëtarët e institucionet e reja të drejtësisë.

Ndërkohë që në KPA janë regjistruar edhe cështje të subjekteve jo prioritare, që janë shkarkuar nga shkalla e parë e vetingut, por asnjë prej tyre nuk kanë hyrë ende në fazën e shqyrtimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>