Vetingu me ritme të ngadalta, KPA ka shqyrtuar vetëm 34 për qind të ankimimeve

Vetingu me ritme të ngadalta, KPA ka shqyrtuar vetëm 34 për qind të ankimimeve

Vetëm 34 për qind të vendimeve të Komisioni të Pavarur të Kualifikimit, që janë ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, janë shqyrtuar deri më tani.

Me një ritëm të ngadaltë pune, shtatë gjyqtarët e KPA-së kanë shqyrtuar dhe dhënë vendime për vetëm 22 ankimime, nga 63 në total të regjistruara. Nga viti 2018 janë pa shqyrtuar rreth 18 dosje, ndërkohë në vitin 2019 janë rregjistruar 23 dosje që nuk janë marrë ende në shqyrtim nga KPA.

Që nga muaji janar 2019, KPA-ja nuk ka dhënë asnjë vendim të dhënë. Çështjet që janë në shqyrtim në KPA për momentin janë ato të prokurores Rovena Gashi dhe anëtarit të Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj. Vendimi për anëtarin e Gjykatës së Lartë Islamaj është shtyrë rreth 11 herë dhe në seancën e fundit u vendos që me 22 maj 2019 KPA do të japi një verdikt përfundimtar për të. Ndërkohë vendimi përfundimtar për prokuroren Gashi do të jepet më 29 maj 2019.

KPA po shqyrton aktualisht vetëm dosjet e magjistratëve prioritarë, pra të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe anëtarët e institucionet e reja të drejtësisë.

Ndërkohë që në KPA janë regjistruar edhe çështje të subjekteve jo prioritare, që janë shkarkuar nga shkalla e parë e vetingut, por asnjë prej tyre nuk kanë hyrë ende në fazën e shqyrtimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>