Vetingu në një javë, 2 shkarkime dhe një konfirmim

Nga Exit News
Vetingu në një javë, 2 shkarkime dhe një konfirmim

2 magjistrantë janë shkarkuar dhe një është konfimuar gjatë kësaj javë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Të mërkurën KPK shkarkoi nga detyra prokurorin e Tiranës, Genci Qana. KPK një bilanc negativ me  1.4 milion lekë për periudhën deri në vitin 2003 dhe me mbi 2 milionë lekë nga viti 2003 deri në vitin 2016. KPK nuk kishte konsideruar të ligjshme një hua 5 mijë euro dhe 730 mijë lekë të tërhequra nga llogaritë bankare për blerjen e një makine për 14 mijë euro në vitin 2012, duke krijuar një minus prej 1.7 milionë lekë në burime të ligjshme.

Përveç pasurisë, për Qanën kishte edhe denoncime për çështjet që ka hetuar, përfshi pushimin e hetimeve për një aksident me vdekje në punë.

Të enjten Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë kryeprokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj. Gjatë seancës dëgjimore,  Imeraj u përball rreth 5 orë me vëzhguesin ndërkombëtar Theo Jacobs.

Jacobs e akuzoi prokuroren për një seri të gjatë veprash penale, përfshirë përgjime të paligjshme dhe shantazhim të anëtarëve të KPK-së, akuza të cilat Imeraj i kundërshtoi ashpër.

Të premten u shkarkua nga detyra ish avokatja e shtetit Alma Hiçka. KPK gjeti probleme me pasurinë e gjyqtares Hiçka. Komisioni njoftoi se analiza financiare e nxirrte Hickën, me një bilanc negativ prej 10.7 milionë lekësh, ndërsa ishin gjetur një sërë mospërputhjesh mes deklarimeve vjetore dhe deklarimeve për vetingun.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>