Vetingu në polici, konfimohet në detyrë drejtori i Kufirit Eduard Merkaj

Vetingu në polici, konfimohet në detyrë drejtori i Kufirit Eduard Merkaj

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmoi sot në detyrë drejtorin e Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit, Eduard Merkaj.

Pas hetimit administrativ në tre kritere: pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmit, Merkajt nuk iu gjet asnjë shkelje apo problem.

Vendimi u mor nga Sonila Kadareja, Luljeta Qoku dhe Ledian Rusta.

Eduard Merkaj është pjesë e strukturave të policisë së shtetit që prej vitit 2007 dhe ka mbajtur disa poste të rëndësishme. Nga janari i vitit 2019 ai drejton departamentin e Kufirit dhe Migracionit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>