Vetingu në polici, konfirmohet Gjovalin Loka pavarësisht fshehjes së të kaluarës komuniste

Nga Exit News
Vetingu në polici, konfirmohet Gjovalin Loka pavarësisht fshehjes së të kaluarës komuniste

Pavarësisht se Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit zbuloi se Gjovalin Loka kishte fshehur të shkuarën e tij gjatë kohës së komunizmit, vendosi ta konfirmojë në detyrë.

KJV nuk gjeti probleme në asnjë nga kriteret; figurën, pasurinë dhe profesionalitetin.

Gjatë hetimit KJV rezultoi se Gjovalin Loka, drejtor në Policinë e Shtetit, ka qenë operativ i sigurimit të shtetit gjatë diktaturës komuniste, fakt të cilin e ka fshehur.

Loka mban postin e drejtorit të Departamentit të Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Gjovalin Loka u emërua drejtor në polici, me vendim të Ardi Veliut, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, në vitin 2018.

Më parë ai ka qenë Drejtori i Policisë së Shkodrës, Vlorës dhe Lezhës.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>