Vetingu, një konfirmim dhe tre përjashtime nga sistemi i drejtësisë

Nga Exit News
Vetingu, një konfirmim dhe tre përjashtime nga sistemi i drejtësisë

Një magjistrante është konfirmuar dhe 3 të tjerë janë larguar përfundimisht nga sistemi gjyqësor gjatë kësaj jave.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Apelit Shkodër Valbona Vata me 23 dhjetor. KPK nuk gjeti probleme në të treja kriteret e vlerësimit për gjyqtaren Vata.

Ndërkohë Kolegji i Posaçëm i Apelimit largoi përfundimisht 2 gjyqtarë dhe një këshilltare ligjore në Gjykatën e Lartë.

Konkretisht, KPA rrëzoi kërkesën e këshilltares Ligjore në GJL, Elona Kana për mospërjashtimin e saj për 15 vjet nga sistemi gjyqësor, pas dorëheqjes së saj.

Të njëjtin vendim KPA e mori për ish gjyqtarin e Apelit, Agim Bendo dhe ish gjyqtaren e Tiranës, Eneida Civici.

Ndërkohë përballë KPK këtë javë kanë dalë prokurori i Apelit të Vlorës, Pelivan Malaj dhe prokurori i Tiranës, Adriano Dyrmishi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>