Vetingu — ONM ankimon vendimin e KPK-së për Xhezair Zaganjorin

Vetingu — ONM ankimon vendimin e KPK-së për Xhezair Zaganjorin

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka ankimuar vendimin e Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të Xhezair Zaganjorit.

Kujtojmë se gjatë seancës dëgjimore, KPK gjeti pasaktësi në deklarimin e pasurisë së Xhezair Zaganjorit, lidhur me detyrimet që gjyqtari kishte ndaj buxhetit të shtetit.

Gjyqtari deklaroi se kishte në pronësi një apartament në Tiranë të blerë në vitin 2001. Në një deklaratë ka raportuar se shtëpia është blerë për 5,8 milionë lekë, ndërsa në një tjetër se është blerë për 7 milionë lekë. Në përfundim të hetimit administrative nga KPK, rezultoi se Zaganjori kishte bërë deklarim të pamjaftueshme dhe kishte shmangur detyrimet ndaj buxhetit të shtetit lidhur me këtë apartament.

Po ashtu për blerjen e një dyqani, Zaganjori kishte shkruar se e kishte blerë për 1 milionë lekë, ndërsa KPK zbuloi se gjyqtari e kishte blerë dyqanin për 500 mijë lekë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>