Vetingu, ONM i rekomandon Komisionerit ankimimin e vendimit për prokurorin Hajdarmataj

Vetingu, ONM i rekomandon Komisionerit ankimimin e vendimit për prokurorin Hajdarmataj

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka rekomanduar Komisionerit Publik të ankimojë në Kolegjin e Apelimit vendimin e KPK-së për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj.

Arsyet e ONM-së për këtë rekomandim nuk dihen ende.

Besim Hajdarmataj, ish-drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, u konfirmua në detyrë më 16 tetor 2019, me vendim të Brunilda Bekteshit, Suela Zhegut dhe Roland Ilias.

Siç kemi shkruar dhe më parë, KPK nuk konstatoi probleme në tre kriteret e rivlerësimit: pasurinë, aftësinë profesionale dhe figurën.

Në lidhje me pasurinë ILDKPI hartoi raport pozitiv për prokurorin Hajdarmataj. Gjithashtu dhe KPK mbas hetimit konkludoi se zoti Hajdarmataj justifikonte pasurinë.

Në lidhje me kriterin e figurës DSIK e konsideroi të përshtatshëm, ndërsa për profesionalitetin Prokuroria e Përgjitshme e vlerësoi me ‘shumë mirë’.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>