Vetingu, prokuroja Anila Leka përballet sot me KPK

Vetingu, prokuroja Anila Leka përballet sot me KPK

Anila Leka, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme do të zhvillojë sot seancën dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, në kuadër të procesit të vetingut.

Trupa gjykuese e KPK-së do të përbëhet nga  Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Suela Zhegu.

Zonja Leka është pjesë e listës prioritare të vetingut pasi është kandidate për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Anila Leka e ka filluar karrierën si prokurore në vitin 2004. Përveç se në Prokurorinë e Përgjithshme, Zonja Leka ka punuar dhe si eksperte në Shkollën e Magjistraturës.

Sipas analizës së pasurisë, bërë nga BIRN, bazuar në deklaratat e pasurisë që nga viti 2004, burimi kryesor i të ardhurave për Anila Lekën është paga si prokurore.

Në vitin 2004, pasuria e Anila Lekës arrinte në 4 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria është rritur në 10,4 milionë lekë, duke u rritur me rreth 2,6 herë.

Po sot KPK do të japë vendimin për rikonfirmimin në detyrë të gjykatëses së Kurbinit Marçela Shehu, seanca dëgjimore për të cilën u zhvillua më 1 qershor. Në përfundim të seancës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk gjeti shkelje në deklarimin e pasurisë, kontrollin e figurës apo aftësitë profesionale.

Rezultatet e vetingut deri më tani

Deri më tani, gjykatësja Vitore TushaManjola Xhaxho dhe prokurorja Fatjona Memçaj kanë kaluar vetingun dhe janë konfirmuar në detyrë.

Besnik Ymeraj dha dorëheqjen, por u referua nga KPK në Prokurori, ndërsa Fatos Lulo, Besnik trezhnjeva, Besa Nikëhasani, Altina Xhoxhaj dhe Fatmir Hoxha u shkarkuan për mosjustifikim të pasurisë.

Ndërkohë të tjerë gjykatës e prokurorë kanë dhënë dorëheqjen pa kaluar fare nën procesin e vetingut. Për më shumë për dorëheqjet dhe për anëtarët e sistemit të drejtësisë të larguar që pas miratimit të reformës në drejtësi mund të lexoni këtu dhe këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>