Vetingu, prokurori Kosta Beluri përballet sot me KPK-në

Vetingu, prokurori Kosta Beluri përballet sot me KPK-në

Prokurori Kosta Beluri do të përballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në kuadër të procesit të vetingut.

Trupa gjykuese që do të zhvillojë sot seancën me Belurin përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komiçi.

Prokurori Beluri është pjesë e listës prioritare të vetingut pasi kandidon për të qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Kosta Beluri e ka nisur karrierën në vitin 1999 si zëvendësprokuror në Tiranë. Nga viti 2004 deri në vitin 2007, Zoti Beluri ka qenë drejtor i Luftës kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit.

Më pas deri në vitin 2014, Kosta Beluri punoi si zëvendësdrejtor i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe që prej vitit 2014, punon si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Sipas analizës së deklaratave të pasurisë bërë nga BIRN, në vitin 2003, familja e prokurorit Beluri kishte pasuri në vlerën e 1,3 milionë lekëve, që konsistonte në një apartament me vlerë 1,1 milionë lekë, një e pesta e një apartamenti të përfituar nga familja përmes privatizimeve dhe 200 mijë para cash. Në fund të vitit 2017, pasuria e familjes Beluri është rritur me 4 herë duke kapur vlerën e 5,2 milionë lekëve.

Krahasuar me vitin 2003, pasuritë e paluajtëshme të prokurorit nuk kanë ndryshuar, por janë rritur likuiditet në bankë në vlerën e 2,9 milionë lekëve dhe paratë cash në vlerën e 1,2 milionë lekëve.

74,4 për qind e të ardhurave të familjes Beluri përbëhen nga paga dhe shpërblime të prokurorit, ndërsa 22,9 për qind e të ardhurave vijnë nga puna e bashkëshortes.

Nga kontrolli aritmetik e logjik bërë nga BIRN, në të gjitha deklaratat e pasurisë së Kosta Belurit nuk rezulton të ketë probleme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>