
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë Prokuroren në Prokurorinë e Përgjithshme, Anila Leka.
Vendimi për prokuroren u dha sot, ndërsa seance dëgjimore u zhvillua dy ditë më parë.
Që në përfundim të seancës dëgjimore, kryesuesja e trupës gjykuese u shpreh se për prokuroren Leka janë kryer hetimet për pasurinë, integritetin e figurës e aftësitë personale dhe në asnjë rast nuk janë gjetur shkelje.
Lidhur me deklarimin e pasurisë, ILDKPKI u shpreh se Anila Leka nuk ka bërë deklarim të rremë të pasurisë dhe nuk ka burime të paligjshme të ardhurash.
Anila Leka është prokurorja e dytë që konfirmohet në detyrë, pas prokurores Fatjona Memçaj.
Zonja Leka ishte pjesë e listës prioritare të vetingut pasi është kandidate për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.