Vetingu, prokurorja Anila Leka konfirmohet në detyrë

Vetingu, prokurorja Anila Leka konfirmohet në detyrë anila leka1

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë Prokuroren në Prokurorinë e Përgjithshme, Anila Leka.

Vendimi për prokuroren u dha sot, ndërsa seance dëgjimore u zhvillua dy ditë më parë.

Që në përfundim të seancës dëgjimore, kryesuesja e trupës gjykuese u shpreh se për prokuroren Leka janë kryer hetimet për pasurinë, integritetin e figurës e aftësitë personale dhe në asnjë rast nuk janë gjetur shkelje.

Lidhur me deklarimin e pasurisë, ILDKPKI u shpreh se Anila Leka nuk ka bërë deklarim të rremë të pasurisë dhe nuk ka burime të paligjshme të ardhurash.

Anila Leka është prokurorja e dytë që konfirmohet në detyrë, pas prokurores Fatjona Memçaj.

Zonja Leka ishte pjesë e listës prioritare të vetingut pasi është kandidate për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Lajme te ngjashme