Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) ka paraqitur më datën 3 Mars listën me kandidatën e kualifikuar për institucionet e vetingut pranë zyrës së Avokatit të Popullit.
Përfaqësuesja e ONM-së Genoveva Ruiz Calavera, sëbashku me një letër drejtuar Avokatit të Populllit Igli Totozani, dorëzoi edhe një zarf të mbyllur me vlerësimet dhe rekomandimet e ONM-së për kandidatët e zgjedhur nga Avokati i Popullit.
Avokati i Popullit hartoi një listë me 29 aplikantët të vlefshëm dhe një tjetër me 164 kandidatë jo të vlefshëm. ONM dha rekomandim negative për tetë nga 29 kandidatët e vlefshëm, dhe për 85 nga lista me 164 kandidatë jo të vlefshëm, ndërsa 79 kandidatët e tjerë janë vlerësuar pozitivisht.
Gjithashtu, përfaqësuesit e ONM-së sugjerojnë se komisionet parlamentare Ad-hoc mund të marrin në vlerësim edhe 79 aplikantët të cilët mund të kualifikohen për anëtarë të insitutcioneve të vetingut.
“Vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së vunë re se, një numër i lartë prej 79 aplikantësh kanë, të paktën në letër, eksperiencën e nevojshme profesionale, por nuk kanë disa nga çertifikimet e kërkuara. Si përfundim, komisioni parlamentar ad-hoc mund të marrë në konsideratë të rishikojë këto aplikime, dhe të kërkojë plotësimin e dokumentacionit me çertifikatat e munguar në mënyrë që të bëjë një vlerësim sa më të saktë për vendimin që do të marrë për një përfshirje të mundshme të këtyre kandidatëve në listën e votimit” — u shpreh drejtuesja e ONM-së Genoveva Ruiz Calavera.
Nëse komisioni parlamentar ad-hoc nuk do të ndjekë këto sugjerime, ONM shprehet se krijimi i institucioneve të vetingut mund të fillojë me grupin e zgjedhur prej 21 kandidatësh, dhe tetë të tjerët të plotësohen në një kohë të dytë:
Komisioni mund të mos e ndjekë këtë sugjerim ose gjatë rishikimit mund të mos i gjej të përshatshëm kandidatë, 21 kandidatët janë të vlefshëm për të filluar krijimin e institucioneve të vetingut, dhe pjesa e mbetur mund të zëvendësohet në një takim të dytë.
Por ky sugjerim i anëtarëve ndërkombëtarë të ONM-së bie ndesh me Kushtetutën, e cila nuk ofron mundësinë e një procedure të dytë zëvendësimi për tetë anëtarët të vlerësuar negativisht.
Dje, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta vendosi zhvillimin e një seance parlamentare për ditën e hënë me 6 Mars me qëllim krijimin e komisioneve parlamentare Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të institucioneve të vetingut.