Vetingu, shkarkohet gjyqtari i Apelit Andi Civici

Vetingu, shkarkohet gjyqtari i Apelit Andi Civici

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Andi Civici për shkak të problemeve me pasurinë.

Vendimi u mor nga trupa e KPK-së e përbërë nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Xhensila Pine.

Gjatë hetimit adminsitrativ, KPK ka gjetur se gjyqtari nuk kishte asnjë dokument për të vërtetuar huamarrjen e 40 mijë eurove për blerjen e apartamentit ku jeton bashkë me familjen.

Për blerjen e apartamentit, me sipërfaqe 155 metër katrorë në Tiranë, gjyqtari ka deklaruar si burim të ardhurash shitjen e një apartamenti në Vlorë dhe një hua nga vjerri në vlerën 40 mijë euro. Për këtë hua, gjyqtari nuk ka paraqitur dokumente.

Po ashtu, sipas KPK-së edhe apartamentin në Vlorë gjyqtari e kishte blerë me 7 milionë lekë të marra hua: 1 milionë nga babai i tij, 3 milionë nga vjehrri dhe 3 milion nga daja i bashkëshortes.

Nga hetimi i KPK-së, as vjerrhi i gjyqtarit dhe as daja i bashkëshortes nuk kanë mundur të provojnë me dokumente ligjore se i kanë pasur këto të ardhura.

Gjyqtari Civici kundërshtoi gjetjet e KPK-së dhe tha se ata kanë gabuar në llogaritje.

Ndërsa vëzhguesi i ONM-së Theo Jacobs hodhi dyshime për konflikt interesi gjatë marrjes së vendimit nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për transferimin e Andi Civicit në Gjykatën e Apelit të Tiranës, në kohën kur gruaja e tij, Eneida Civici, ishte anëtare e KLD-së.

Këto akuza gjyqtari i kundërshtoi duke thënë se gruaja e tij nuk ka marr pjesë në votimin për emërimin e tij në Apel.

Gjyqtarja Eneida Civici ka dhënë dorëheqjen në tetor 2019, duke i shpëtuar procesit të vetingut.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>