ZëvendësProkurori në Prokurorinë Korçë Elsion Sadiku do të përballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në kuadër të procesit të vetingut.
Trupa që do të zhvillojë seancës dëgjimore me Sadikun përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.
Elsion Sadiku është pjesë e listët prioritare të vetingut pasi kandidon për një post në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Zoti Sadiku e ka nisur karrierën në vitin 2006. Në vitin 2010 ai u emërua zëvendësprokuror në Prokurorinë Korçë, post që vazhdon ta mbajë edhe sot.
Sipas analizës së deklaratave të pasurisë bërë nga BIRN, në vitin 2006 kur Elsion Sadiku ka bërë për herë të parë deklarimin e pasurisë, prokurori kishte pasuri në vlerën e 200 mijë lekëve.
Në fund të vitit 2017, pasuria e familjes së prokurorit është rritur me 27 herë, duke kapur vlerën e 5,5 milionë lekëve.
Kjo pasuri konsiston në një një apartament me vlerë 4.2 milionë lekë, një makinë me vlerë 400 mijë lekë, 400 mijë lekë para në bankë dhe kursime cash në vlerën e 500 mijë lekëve.
72 për qind e të ardhurave të familjes Sadiku vijnë nga paga dhe shpërblimet e tij, ndërsa 20 për qind nga puna dhe aktiviteti privat i bashkëshortes.
BIRN ka identifikuar si “flamur të kuq” në dekalarat e pasurisë së prokurorit, transaksionet e kryera për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 108 metra katrorë, vlera totale e të cilit është e paqartë. Sipas deklaratave periodike të pasurisë, prokurori Sadiku lidhi një kontratë për blerjen e një apartamenti në vitin 2011 dhe e anuloi atë në vitin 2013, duke marrë mbrapsht këstet e paguara deri në atë kohë. Në vitin 2013, ai lidhi kontratë të re për blerjen e apartamentit me sipërfaqe 108 m2 dhe deri në fund të vitit 2017 ka paguar për të 30 200 euro