Kryeministri kroat Andrej Plenković është vetizoluar pasi bashkëshortja e tij u infketuar me koronavirus.
“Kryeministri Plenković u testua të shtunën, por rezultoi negativ. Ai do të qëndrojë në izolim në shtëpi për 10 ditët e ardhshme. Ai do të vazhdojë të ushtrojë detyrën nga shtëpia,” njoftoi një zëdhënës i qeverisë të shtunën në mbrëmje, sipas Reuters.
Që prej fillimit të pandemisë, Kroacia ka rregjistruar 123,693 raste dhe 1,655 viktima.