Vetvendosja thirrje qytetarëve të mos grumbullohen në sheshe

Nga Exit News
Vetvendosja thirrje qytetarëve të mos grumbullohen në sheshe

Albulena Haxhiu, përfaqësuese e Vetvendosjes i ka bërë thirrje të dielën mbështëtësve të partisë të mosgrumbullohen në sheshe për shkak të pandemisë.

Në një deklaratë për mediat, ajo tha se festa mund të vijojë në shtëpi për të shmangur përhapjen e virusit.

“Kam një mesazh falënderimi dhe mirënjohje të thellë për qytetarët e Kosovës. Dalja e tyre ka qenë e kënaqshme për demokracinë tonë. Andaj mund të themi se fjala referendum ka qenë e qëlluar. Kërkojmë që festa e qytetarëve të vazhdojë nëpër shtëpitë e tyre.”

Qindra qytetarë në Kosovë janë mbledhur në sheshe për të festuar kryesimin e LVV në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.

Sipas të dhënave zyrtare, LVV ka marrë 47,70 përqind të votave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>