Video: Macron, shumica e BE pro Maqedonisë së Veriut, një pjesë e mirë kundër Shqipërisë

Nga Gerard Gega
Video: Macron, shumica e BE pro Maqedonisë së Veriut, një pjesë e mirë kundër Shqipërisë

Një pjesë e mirë e vendeve anëtare të BE-së nuk e mbështetën Shqipërinë për të nisur bisedimet për anëtarësim. Këtë e tregoi Presidenti i Francës Emmanuel Macron pas vendimit që mori Komisioni Evropian për të shtyrë hapjen e negociatave, si për Shqipërinë po ashtu edhe për Maqedoninë së Veriut, e cila sipas Macron pati mbështetje më të madhe.

Pikat kryesore të deklaratës së Macron në Bruksel ishin:

  • Pjesa dërrmuese e vendeve anëtare të BE-së ishin “pro” nisjes së bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut. Ndryshe, për Shqipërinë, “një pjesë e mirë shteteve anëtare” thonin se “nuk duhej t’i hapeshin negociatat”.
  • Mos-ndarja e proceseve të integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë ishte i vetmi konsensus i arritur. Nisja e bisedimeve për integrim të Maqedonisë së Veriut dhe jo për Shqipërinë, sipas Prseidentit Francez “do të kishte qenë gabim fatal për rajonin”.
  • Hapja e negociatave “nuk i ndryshon jetët njerëzve”. Procesi “duhet reformuar” pasi negociatat me procesin aktual janë “ankorim dhe rimorkim” që mund të zgjasin me vite. Më shumë se sa procesi aktual, që është “dhënie shenjash vullneti të mirë” nevojitet koordinim për investimet ekonomike dhe kulturore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>