Video/Shiu përmbyt Tiranën, rrugët e kryesore bllokohen nga uji

Nga Redaksia
Video/Shiu përmbyt Tiranën, rrugët e kryesore bllokohen nga uji

Reshjet e shiut shkaktuan probleme serioze gjatë kësaj të diele në kryeqytet. Qarkullimi i makinave u bë thuajse i pakalueshëm në disa rrugë kryesore si rruga Muhamet Gjollesha, Teodor Keko, apo Rruga e Elbasanit, të cilat kaluan edhe situata përmbytjeje.

Në zonat e Yzberishtit, Astirit dhe Qytetit Studenti pati edhe pemë që u rrëzuan, por fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz.

Problematike për Tiranën vazhdon të mbetet fryrja e Lumit Lana, që në fund të Bulevardit Gjergj Fishta rrezikoi edhe daljen nga shtrati.

Situata e përmbytjes së rrugëve është e përsëritur në Tiranë edhe në akset ku u krye ndërhyrje muajt e fundit siç është Rruga e Elbasanit.

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu postoi në Facebook të tjera video duke akuzuar Kryebashkiakun Veliaj dhe Kryeministrin Rama se ata janë shkaktarët kryesor të situatave të rënduara pas çdo shiu që përfshin Tiranën.

“Shi ka në gjithë botën por në pak minuta u përmbyt Tirana, Lana del nga shtrati, rrugët kryesore të kryeqytetit përmbyten […] Pse ndodh kjo është e thjesht. Ndërtimet vend e pa vend, vjedhjet në rrugët e Tiranës dhe projektet e propagandës kanë bllokuar gjithçka çka e përmbyt Tiranës në pak minuta shi.

Kur ka tërmet bashkia nuk përgjigjet as qeveria kur ka përmbytje po ashtu atëherë për çfarë na duhen këta thjesht për të vjedhur vendin që të mbushi xhepat Veliaj me Ramën.”

LEXO  51N4E zbulon "Planin francez" për Sheshin Skënderbej - Exit shpjegon

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>