
Policia serbe hodhi gaz lotsjellës ndaj mijëra qytetarëvë që po protestonin kundër kthimit të shtetrrethimit si pasojë e rritjes së numrave të koronavirusit, në Beograd, të martën në darkë.
Qytetarët protestuan në qendër të qytetit kundër menaxhimit të krizës nga qeveria, e cila i bllokoi qytetarët për dy muaj, dhe më pas e hapi vendin pa asnjë masë ndaluese.
Përleshjet në fillim shpërthyen midis policisë dhe protestuesve, të cilët hynë në ndërtesën e parlamentit. Policia hodhi bombola me gaz lotësjellës për të shpërndarë turmën.
Nga ana tjetër, protetsuesit hodhën fishekzjarre dhe gurë në drejtim të policisë, dhe kërkuan dorëheqjen e Vuçiçit.
Vuçiç njoftoi rikthimin e shtetrrethimi gjatë fundjavës, të martën në mbrëmje, pasi në 24 orë humbën jetën 13 persona me koronavirus.
Kritikët akuzojnë presidentin se rritja e numrave erdhi pasi ai hoqi masat ndaluese përpara zgjedhjeve paralamentare të 21 qershorit.
Në javët para zgjedhjeve, praktikisht nuk kishte kufizime antivirus dhe u mbajtën ngjarje sportive me mijëra spektatorë.