Grabiten eshtrat e 3 ushtarëve grek në Dropull

Grabiten eshtrat e 3 ushtarëve grek në Dropull

Persona të paidentifikuar kanë hapur memorialin e ushtarëve grek në fshatin Vodhinë të Dropullit, duke grabitur edhe eshtrat e tre ushtarëve.

Alarmi u dha të shtunën nga kryeplaku i fshatit dhe dy persona të tjerë, sipas raportimit të gazetares Brikena Metaj.

Fshatarët kanë rrëfyer se disa persona, të prezantuar si anëtarë të Komisionit të Përbashkët të Kërkimit të Eshtrave, kanë kërkuar më herët marrjen e eshtrave të tre ushtarëve, por nuk janë lejuar nga komuniteti.

Policia e Dropullit ia ka referuar çëshrjen Prokurorinë së Gjirokastrës, e cila po heton mbi identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Memoriali, i ndërtuar pas luftës italo-greke, gjendet i vendosur brenda ambienteve të kishës së fshatit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>