Policia në Bjellorusi arrestoi 135 demonstrues të dielën, ndërsa protestat javore që kërkojnë dorëheqjen e Presidentit Lukashenko vazhdojnë, raporton Reuters.
Bjellorusia është përfshirë nga protesta masive që nga zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit që autoritetet vendase thanë se i fitoi Lukashenko. Kundërshtarët e tij thonë se rezultati i zgjedhjeve ishte i manipuluar.
Më shumë se 120 marshime u zhvilluan në kryeqytetin e Bjellorusisë dhe qytete të tjera të dielën, me pjesëmarrje që varion nga dhjetra në disa qindra, sipas Reuters.
Policia ka arrestuar rregullisht disa nga pjesëmarrësit.
Më shumë se 30,000 njerëz janë arrestuar në Bjellorusi që nga fillimi i protestave në gusht, sipas udhëheqësve të opozitës.
Lukashenko ka qenë në pushtet për 26 vjet. Bashkimi Evropian vendosi ndalime udhëtimi dhe ngrirje të pasurive në pothuajse 50 zyrtarë Bjellorusë si shenjë proteste për zgjedhjet që Perëndimi thotë se ishin manipuluar dhe për shtypjen e Lukashenkos ndaj kundërshtarëve.