Vijojnë të jenë të përmbytura disa zona në Shkodër

Nga Exit News
Vijojnë të jenë të përmbytura disa zona në Shkodër

Në Shkodër vijon të ketë zona të përmbytura megjithëse reshjet e shiut kanë ndaluar.

Sipas Bashkisë së Shkodrës, situata më e vështirë paraqitet në fshatin Obot, ku ka 20 cm ujë në oborret e shtëpive.

Në Rrugën e Obotit, niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 30 cm dhe kalohet me makina të larta. Ndërkaq ujësjellësi Oblika 1 vijon të jetë jashtë funksionit. 25 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.

Përmbytjet vijojnë edhe në Njësinë Administrative Dajç ku në 20 shtëpi ka prezencë uji në oborre.

Në Bashkinë Shkodër sipërfaqja totale e përmbytur llogaritet 1625 hektarë, shumica tokë foragjere.

Në lagje numëri 1 rreth 30 shtëpi kanë prezencë uji në oborre si pasojë e përmbytjeve, në zonen e Livadheve.

Bashkia kërkon që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyhet për marrjen e masave për pastrimin e “Përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

Kërkohet gjithashtu mbështetje me 300 ton bazë ushqimore për bagëtitë në Njësinë Ana e Malit, Dajç dhe Rrethina.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>