
Për dy javë, qytetarët nuk mund të dalin nga shtëpia pas orës 20:00, njoftoi Komiteti Teknik.
Masat e tjera në fuqi për dy javë janë:
Mbyllja e bizneseve, bareve, lokaleve dhe restoranteve do të mbyllen në orën 20:00. Nga ky rregull përjashtohet shërbimi i dërgesave në shtëpi.
Shkollat e mesme në zonat e riskut të lartë, si në Tiranë, Durrës, Lezhë, Lushnje, Kamëz, Berat, Gjirokastër, Fier do të zhvillojnë mësimin online.
Sezoni i provimeve në universitete do të zgjatet për të plotësuar masat anti-Covid.Ndërkohë universitetet do të vijojnë online.
Flutururimet me Britaninë e Madhe mbeten të pezulluara.
Masat u vendosët për shkak të rritjes së numrit të infektimeve, të viktimave dhe të sëmurëve të rëndë në mosha të reja.