Vijon për të gjashtën ditë greva e urisë së naftëtarëve të Ballshit

Nga Exit News
Vijon për të gjashtën ditë greva e urisë së naftëtarëve të Ballshit

Naftëtarët e Ballshit vijojnë ditën e gjashtë të grevës së urisë. Në një intervistë për BalkanWeb, ata thanë se gjendja e tyre shëndetësore është e rënduar.

“Kemi frikë të shkojmë në spital nga Covid edhe po të vijnë mjekët këtu kemi frikë. Jemi të vendosur për të rezistuar deri në fund me këtë grevë. Familjet nuk kanë asnjë mundësi tjetër ekonomike për të përballuar jetesën.”

Të premten njëri prej grevistëve u dërgua në spital pasi gjendja e tij u përkeqësua.

Kjo është greva e dytë e naftëtarëve brenda një viti.

Në shkurt 2020, naftëtarët u futën në grevë urie për rrogat prapambetura por pranuan të riktheheshin sërish në punë kur u njoftuan se një kompani e re do të merrte administrimin e rafinerisë dhe se do të gjehej një mundësi për të paguar rrogat e prapambetura.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme