
Në tremujorin e dytë të këtij viti ekonomia holandeze u tkurr me 8.5% krahasuar me tremujorin e parë dhe 9.5% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar.
Zyrëtarët deklaruan se një tkurrje kaq e madhe nuk është matur asnjëherë më parë nga Instituti i Statistikave ne Holandë.
Kjo do të htotë se ekonomia Holandeze është zyrtarisht në recesion. Hera e fundit që Holanda përjetoi recesion ishte në vitin 2008 dhe zgjati për gjashtë tre mujorë, ose 1 vit e tre muaj.
Pavarësisht shifrave të regjistruara, ekonomia holandeze u tkurr më pak se mesatarja e eurozonës në shtete fqinje si Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Belgjika.