
Dy persona me Covid-19 kanë humbur jetën të hënën në mëngjesin, një 43-vjeçar nga Kavaja dhe një 61-vjeçar nga Tirana, duke e çuar në 5 numrin e viktimave në Shqipëri.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, i sëmuri nga Kavaja ndodhej në terapi intensive, por gjendja e tij u përkeqësua në mbrëmje. Pavarësisht se u vendos në frymëmarrje me respirator, ai nuk mundi të mbijetojë.
Ai i nuk kishte sëmundje të tjera, por vuante nga mbipesha.
Edhe 61-vjeçari nga Tirana është përkeqësuar herët në mëngjes dhe nuk ka mbijetuar pavarësisht vendosjes në frymëmarrje respirator.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ai vuante nga sëmundje të tjera, por nuk ka dhënë hollësi të mëtejshme.
Në Shqipëri janë diagnostikuar 89 persona me Covid-19, nga të cilë 5 kanë vdekur dhe 3 të tjerë kanë mundur të shërohen.