
Mëngjesin e sotëm u nda nga jeta 66-vjeçari nga Lushnja si pasojë e komplikacioneve shkaktuar nga koronavirusi.
Ai ndodhej i shtruar në Spitalin Infektiv pranë QSUT-së dhe prej disa ditësh ishte nën terapi intensive.
Ai vuante nga disa sëmundje shoqëruese me zemrën, veshkat dhe mushkëritë.
Viktima e parë nga komplikacionet e koronavirusit në vend ishte një 73-vjeçare nga Durrësi, e cila humbi jetën më 11 mars në spitalin e Durrësit. Edhe ajo kishte probleme të tjera shëndetësore me zemrën dhe mushkëritë.
Aktualisht numri i personave të prekur ka arritur në 55, dy prej të cilëve kanë humbur jetën.