Viktima e katërt në Itali nga koronavirusi, Austria pezullon trenat

Nga Exit News
Viktima e katërt në Itali nga koronavirusi, Austria pezullon trenat

Në Bergamo të Italisë humbi jetën një tjetër i prekur nga koronavirusi, duke e çuar numrin e vdekjeve nga ky virus në katër.

Viktima është një 85 vjeçar. Numri i të infektuarve ka arritur në 157 dhe institucionet lajmërojnë se të gjithë janë vendosur në karantinë.

Pas rritjes së numrit të të infektuarve në veriun e Italisë, masa emergjente ka marrë dhe Austria fqinje. Ajo ka pezulluar të gjithë trenat drejtë dhe nga Italia, pas dyshimeve se në një prej trenave të natës që vinte nga Italia ka pasur dy persona të dyshuar me koronavirus.

Deri tani në Austri nuk është shënuar asnjë rast i infektuar me koronavirus.

Pas Koresë së Jugut dhe Japonisë, Italia është vendi më i prekur jashtë Kinës.

Koronavirusi në Itali është shtrirë kryesisht në rajonin e Lombardisë, veçanërisht në zonën rreth Milanos, ku ndodhen 110 persona të sëmurë, në rajonin e Venetos me 21 raste dhe në Emilia Romagna me 9 raste. Dy ditët e fundit raste të shkëputra janë identifikuar edhe në Lazio dhe Piemonto.

Pritet që rasti i të infektuarve të rritet në ditët e ardhshme, veçanërisht duke patur parasysh se nga infektimi deri në simptomat e dukshme kalojnë rreth 5-10 ditë.

Situata në Itali po quhet para-epidemike. Organizata Botërore e Shëndetit ka nisur një ekip ndihme në Itali me qëllim dallimin e nivelit të shpërndarjes së virusit dhe ndalimin e tij.

Qeveria italiane po ashtu ka nisur marrjen e masave për të parandaluar shpërhapjen massive.

Në Milano është pezulluar mësimi në shkolla e universitete, është pezulluar Java e Modës, ndërsa në Venecia janë pezulluar ditët e fundit të javë së Karnavales së famshme të Venecias.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>