Viktima e parë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Nga Exit News
Viktima e parë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Një 57-vjeçare nga Kumanova u bë pacientja e parë që vdes nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.

Lajmin e njoftoi mesditën e së dielës Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili u shpreh se gruaja humbi jetën mbrëmjen e së shtunës.

Ajo u diagnostikua me infeksionin Covid-19 vetëm pas vdekjes, ndërsa kishte rezultuar negative në 2 teste të kryera kur ishte gjallë.

Ministri siguroi se pavarësisht rezultatit të analizave pacientja ishte mbajtur në izolim. Gruaja në moshë të mesme ishte shtruar në spital me ndërlikime në frymëmarrje.

Rreth dy-tre ditë pas saj është shtruar edhe djali 33 vjeç, i cili po ndiqet me mjekim të specializuar.

Ministri Filipçe u shpreh se të shtunën 33-vjeçari ka pasur ndërlikime dhe për këtë është kaluar me urgjencë në Spitalin Infektiv.

Të dielën Maqedonia e Veriut raportoi 29 raste të reja me koronavirus duke e çuar totalin në 114 të infektuar.

Zonat më të prekura mbeten Shkupi dhe Dibra me 101 raste.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>