
73-vjeçarja e prekur nga koronavirusi në Durrës ka ndërruar jetë sot në mesditë në spitalin e Durrësit.
73-vjeçare ishte shtruar në spitalin e Durrësit me probleme të rënda me frymëmarrjen dhe është kururar për një javë rresht për pneumoni.
Ministria e Shëndetësisë tha se pacientja 73 vjeçare, e konfirmuar me COVID-19, ndërroi jetë nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve të zemrës dhe mushkërive.
Ajo ka pasur histori udhëtimi në Itali javët e fundit.
Mjekët e infermierët që i kanë shërbyer 73-vjeçares gjatë një jave shtrim në spitalin e Durrësit po testohen.